Pinguini Perandorak (Emperor Penguin), i cili në qershor humbi rrugën gjatë kohës së kërkimit të ushqimit dhe u zhvendos nga Antarktida në Zelandën e Re, pasi përshkoi me not 4.000 km së shpejti do të mbërrijë më në fund “në shtëpinë e vet”. Zogu detar me emrin Happy Feet do të lundrojë drejt viseve të lindjes tashmë në bordin e anijes hulumtuese të Institutit Kombëtar të Studimit të ujit dhe atmosferës së Tokës të Zelandës së Re (National Institute of Water and Atmespheric Research).

0Në trupin e pinguinit do të fiksohet një navigator GPS me qëllim që shkencëtarët të mund të monitorojnë lëvizjet e tij. Në qershor pinguini u operua me qëllim të heqjes së 3 kg rëre nga stomaku i tij, të cilën ai gëlltiti duke e ngatërruar me dëborën në përpjekje për të shuar etjen.