Në jug të Norvegjisë janë bllokuar të gjitha autostradat, ka ndaluar qarkullimi i trenave. Shkak për këtë u bë përmbytja më e madhe në vend për këto 10 vitet e fundit.

0Për shkak të shirave që vazhdojnë të bien pa pushim rrugët e qytezës së vogël Olen janë shndërruar në lumenj të rrëmbyeshëm. Dhjetra banorë mbetën të bllokuar në shtëpitë e veta. U nevojit evakuimi i tyre me ndihmën e helikoperëve.