Kompania ajrore skandinave SAS AB ka siguruar në tremujorin e dytë të vitit 2011 fitimin më të lartë për këto tre vitet e fundit për shkak të rritjes së konsiderueshme të trafikut të pasagjerëve. Bordi drejtues i këtij transportuesi të madh ajror parashikon gjithashtu rezultate rekord edhe për gjithë vitin në vazhdim.

0Që nga prilli e deri në qershor fitimi neto i kompanisë përbëri 551 milionë korona (86 milionë $). Rezultatet e suksesshme të tremujorit të dytë të vitit dhe parashikimet optimiste i frymëzuan investitorët, kurse çmimi i aksioneve të SAS u rrit me 27% dhe arriti në 15,60 korona (2,43 $).