Teherani konfirmoi se pranon iniciativën ruse për zgjidhjen hap pas hapi të problemit bërthamor të Iranit. Kreu i MPJ të Iranit Ali Akbar Salehi, në takimin e zhvilluar në Moskë me homologun e tij Sergei Lavrov, e quajti këtë iniciativë progres dhe vepër të mirë.

Mbi mbështetjen nga ana e Iranit të iniciativës së Rusisë deklaroi të martën Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad. Ajo parashikon zgjerimin e bashkëpunmit të Iranit me ANEA. Në rast se Teherani do ta pranojë këtë propozim, atëhere bashkësia ndërkombëtare mund të fillonte lëvizjen graduale me etapa, në veçanti, drejt vendimit për ngrirjen e disa sanksioneve të Këshillit të OKB-së që veprojnë aktualisht kundër Iranit.