Rusia lëshoi raketën e saj “Dnepër”, e cila nxorri në orbitë disa satelitë të huaj. Në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse njoftuan se lëshimi i raketës u realizua sot nga baza në zonën e Uraleve.

0“Dnepër” prodhohet bashkarisht nga Rusia dhe Ukraina. Raketa në fjalë është konstruktuar mbi bazë të RS-20, e cila është raketa balistike ndërkontinentale më e fuqishme në botë. Në orbitë “Dnepër” nxorri dy satelitë ukrainas, 2 nigerianë, 2 amerikanë si dhe 2 aparatet kozmike - turk dhe italian.