Ekonomia botërore po përballet aktualisht me një situatë krejtësisht paradoksale: normat e ulëta të interesit në SHBA u kombinuan me ritmet e ulëta të rritjes së ekonomisë amerikane. Dhe i gjithë paradoksi konsiston në atë, se gjatë ruajtjes së normave të ulëta të interesit, si rregull, aktiviteti ekonomik duhet të jetë i lartë.

Për këtë u shpreh në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendës ministri i Financave të Federatës Ruse Sergei Storçak. Shkakun kryesor të një gjendje të tillë të punëve Sergei Storçak e vëren në mosbesimin e investitorëve ndaj perspektivave të ekonomisë amerikane:

- Investitorët po vijnë duke u bërë gjithnjë e më skeptikë në lidhje me zgjidhjen e shpejtë dhe efektive të problemeve themelore në SHBA. Këto janë deficiti i bilancit të pagesave dhe deficiti buxhetor shtetëror, që ushtrojnë një presion të madh mbi tregjet financiare. Investitorët preferojnë ose të ndjekin një politikë konservatore, duke bërë investime afat-shkurtra në bonot me likuiditet të lartë, ose ti japin përparësi pagesave me të holla në dorë (cache). Si rezultat evidentohet një rritje jo fort e madhe e çmimit të aseteve në bursat kryesore. Dhe ky është pikërisht problemi kryesor.

Kësaj mund ti bashkangjitet edhe gjendja e rëndë e dollarit. Sipas fjalëve të Sergei Storçak, si rezultat i dobësimit të pozitave të dollarit bota mund të humbasë ekuivalentin me ndihmën e të cilit ka mundësi të menaxhojë kursimet e veta:

- Dobësimi i pozitave të $ është i mbarsur me pasoja negative si në aspektin e investimeve, ashtu dhe nga pikëpamja e krijimit të jastekëve të sigurisë për përdorim në kohë krize të kursimeve të akumuluara në dollarë. Për ne është e nevojshme që jastëkët e sigurisë të ruajnë koston e  tyre. Dhe që investimet, të bëra prej nesh në këto apo ato degë të ekonomisë, të rriten gjithashtu dhe jo të humbasin vlerën e vet, ndër të tjera edhe për shkak të dobësimit të kursit.

Tani për tani është vërtet e paqartë se kush do të zëvendësojë dollarin në rolin e ekuivalentit global. Por megjithatë është mëse evidente se ky ekuivalent i ri duhet të sigurojë kushte komforte për realizimin e interesave afatgjata.

0Në Evropë ndërkohë po vërehen procese, të cilat mund të konsiderohen si fort të pakëndshme për nga pikëpamja ekonomike. Rritja e borxheve sovrane reduktoi akoma dhe më shumë investimet, para së gjithash, në Evropën Jugore. Një problem jo më i vogël janë edhe detyrimet sociale të BE, të cilat lidhen, në radhë të parë, me sigurimin e pensioneve. Të gjitha këto të marra së bashku dhe krijuan sistemin kontradiktor, i cili po shkatërrohet nga konfliktet e brendshme. Tensioni i krijuar brenda vetë këtij sistemi po vjen duke u rritur, gjë kjo që provokon, në veçanti, paqëndrueshmëri të lartë në tregjet financiare, siç ndodhi kjo më 8-9 gusht të këtij viti. Në këto ditë pa shkak, pothuajse pa kurrfarë arsyesh objektive, tregjet u tronditën kaq fort saqë shumë filluan të flasin për shpërthimin e një valë të re krize. Por më pas situata sikur u qetësua disi dhe tani të gjithë ndodhen sërish në gjendje pritjeje.

Anna Forostenko