175 vjet më parë në Kremlinin e Moskës u vu në piedestal një nga simbolet kryesore dhe më të njohura të Rusisë - Car-Kambana. Ajo u derdh në shekullin e XVIII me urdhër të Perandoreshës Anna Joanovna prej mjeshtrave rusë Ivan Motorin dhe Mihaill Motorin.

0Kambana më e madhe në botë, e cila nuk ka tingëlluar kurrë, i habit turistët me përmasat e veta. Lartësia e saj është 6,24 metra, diametri - 6,6 metra, kurse pesha - rreth 200 ton. E vendosur pranë Car-Topit - një shembull tjetër unikal ky i artit rus të dredhjes së metalit - Car-Kambana përshtatet për mrekulli me ansamblin arkitektonik të Kremlinit të Moskës.