35 veta vdiqën në Japoni nga vapa e madhe dhe mbi 7.000 të tjerë janë shtruar në spitale me goditje të të nxehtit në kokë për shkak të temteraturave shumë të larta në vend. Javën e kaluar shtyllat e zhivës së termometrave u ngritën deri në nivelin +37 - +40 gradë Celsius.

0Sipas parashikimeve të meteorologëve, vapa e madhe në Japoni do të ruhet deri në fundjavë. Mediat vendase vënë në dukje se numri i të shtruarve në spitale arriti treguesit maksimalë gjatë kësaj vere.