Vullkani Shiveluç, i cili u aktivizua në Gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, hodhi kolonën më të fuqishme të hirit për gjithë muajin. Lartësia e saj arriti në gati 8 km mbi nivelin e detit.

Në zonën e erupsionit të vullkanit Shiveluç janë regjistruar gjithashtu lëkundje nëntokësore që vazhduan rreth 1 orë. Tani nga shpatet e vullkanit gjigand rrokullisen poshtë ortekë gurësh të nxehtë.

0Shiveluç është një nga vullkanët aktivë në veri të Gadishullin Kamçatka me lartësi mbi 3.000 metra. Forcimi i erupsionit të tij filloi në maj të vitit 2009.