Qeveria e Venezuelës planifikon të transferojë brenda 2 muajve rezervat valutore ndërkombëtare në Rusi, Kinë dhe Brazil, duke i tërhequr ato nga bankat e Evropës dhe SHBA, njoftoi në vigjilje Deputeti i Parlamentit të Venezuelës Julio Montoya.

0Sipas fjalëve të tij, propozimi mbi transferimin e depozitimeve kombëtare u shqyrtua javën e kaluar nga Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez. Deputeti shtoi, se dokumenti në fjalë parashikon gjithashtu kthimin e arit venezuelian nga Britania e Madhe, Kanadaja, SHBA dhe Zvicra për ruajtje të mëtejshme në depozitat në territorin kombëtar.