Shkarko audiofailin

Duke dalë me një fjalim në Qendrën e rinisë në Oksford, teksti i të cilit u publikua që më parë në shtyp, Kryeministri britanik David Cameron i quajti trazirat e ditëve të fundit në Londër dhe në një sërë qytetesh të tjera angleze “sinjal zgjimi” (wake-up) për vendin. Por shumica e komentatorëve dhe ekspertëve mendojnë, se ka nevojë “për zgjim” elita politike e gjithë Evropës.

Ndër arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e një pjese të rinisë Cameron përmendi papërgjegjshmërinë, egoizmin, mungesën e babait në familje (fatherlessness) dhe mungesën e disiplinës në shkolla. Luftën kundër bandave të rrugës ai e shpalli “përparësi kombëtare”. Dhe kjo lufte, siç u shpreh në vigjilje Kryeministri, duhet të bazohet në parimin e “tolerancës zero” ndaj pogrom-bërësve (protestuesve). Në lidhje me këta të fundit, siç shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspiegel”, forcat e sigurisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tashmë rreth 2.000 pjesëmarrës të trazirave të shfrenuara në rrugët e qyteteve britanike. Sipas parashikimit të Shefit të Policisë së Londrës Tim Godwin, së shpejti ky numër do të shkojë deri në 3.000 veta. Në këtë rast, sipas gazetës “Der Tagesspiegel”, “vende të lira” në burgjet britanike kanë mbetur jo më shumë se 2.000.

Një botim tjetër gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në komentin e vet e përcakton atë që ndodhi në Britaninë e Madhe me termin “rebelim i të mundurve” - në asnjë vend tjetër të BE nuk vërehet një hendek kaq i thellë midis të varfërve dhe të pasurve si në Mbretërinë e Bashkuar”. Me një konkluzion të tillë pajtohet plotësisht edhe Aleksandër Rar, ekspert i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë:

- Potenciali i protestuesve në vendet evropiane është shumë serioz. Në lidhje me këtë konstatim të vërtetësishëm duhet të nxjerrin mësime të caktuara për veten të gjithë politikanët. Përpara syve tanë vrullshëm po ndryshon bota. Ajo nuk është më e tillë siç ka qenë këto 20 vitet e fundit, kur modeli perëndimor i liberalizmit konsiderohej si shembull për gjithë botën. Duhet gjetur një model i ri i drejtësisë sociale. Kur një në çdo tre të rinj, pavarësisht bile dhe nga arsimi i lartë që ka marrë, nuk mund të gjejë dot punë, kjo do të thotë se sistemi veprues aktual është në krizë jashtëzakonisht të thellë.

0Mund të flitet e të debatohet pafundësisht në lidhje me atë nëse i duhen vallë Evropës apo jo emigrantët, nëse duan ata të intergrohen në shoqërinë evropiane, nëse është e nevojshme të ndalohet fluksi i tyre. Mund të ngushëllohemi gjithashtu me faktin se midis shkaktarëve të trazirave kishte edhe fëmijë milionerësh. Por përjashtimi nuk mund të bëjë dot rregullat. Pogromet edhe në Londër, edhe në Paris, edhe në qytete të tjera të kontinentit, theksojnë ekspertët, ndodhin pikërisht në lagjet e të varfërve, të populluara kryesisht nga emigrantët. “Alarm clock” britanik është pikërisht një thirrje që i drejtohet udhëheqësve të Evropës për tu zgjuar nga ëndrrat idealiste me sy hapur të “multikulturalizmit”, “tolerancës” dhe iluzioneve të tjera të kësaj natyre, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse maskojnë hendekun social që vazhdon të thellohet më tej. Apo ky është një kujtim mbi afrimin e momentit të pagesës së detyrueshme të borxheve?

Oleg Severgin