Agjencia Ndërkombëtare e normimit Fitch ka konfirmuar rating afatgjatë sovran të kredisë për detyrimet e SHBA në valutë të huaj dhe monedhë vendase në nivelin më të lartë “AAA”. Parashikimi - i qëndrueshëm. “Konfirmimi i rating sovran pasqyron faktin se parametrat kryesorë kreditorë të SHBA mbeten të pandryshuar”, - thuhet në njoftimin e Fitch.

0Një javë më parë një tjetër Agjenci ndërkombëtare ratings - Standard & Poor’s - për herë të parë në histori e uli klasifikimin e kredive të SHBA deri në nivelin “AA+” me parashikim të mëtejshëm negativ. Kjo shkaktoi një rënie të ndjeshme në bursat botërore.