Pilotët rusë zhvilluan një master-klasë në qiellin mbi qytetin periferik moskovit Zhukovski në kuadër të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”. “Kreshnikët Rusë” («Русские витязи») dhe “Strizhi” («Стрижи») demonstruan figura individuale dhe në grup të pilotazhit të lartë. 5 aeroplanë Su-27 dhe 4 MiG-29 ndërtuan figurën “Rombi”, demonstruan të ashtuquajturën “Boçka” (rrotullimin 360 gradë në fluturim e sipër). Grupi i pilotazhit të lartë “Kreshnikët Rusë” («Русские витязи») ndërtuan në ajër figurën e quajtur “Tuliani” («Тюльпан»), e cila përfundoi në mënyrë mjaft spektakolare me figurën “Kambana” («Колокол»), e cila u realizua në të njëjtën kohë nga 4 aeroplanë.

0Programi rus i pilotazhit është llogaritur për 4 ditë. Në të do të përfshihen 15 avionë.