Gjimnastja ruse Aliona Poljan fitoi medaljen e artë në Universiadën Verore Botërore që po zhvillohet në qytetin kinez Shenzhen. Ajo u kualifikua si më e mira në ushtrimet e lira. Më parë, po gjatë ditës së sotme, medaljet më të larta të Universiadës i fituan qitësit rusë me hark Aleksandër Bambaiev dhe Polina Nikitina.

0Aktualisht në kualifikimin e përgjithshëm ekipor ekipi përfaqësues i Rusisë renditet në vendin e tretë me 10 medalje të arta. Atë e parakalojnë atletët kinezë dhe japonezë, të cilët kanë fituar respektivisht 14 dhe 11 medalje ari.