SHBA nuk do ti shesin Tajvanit aeroplanët e ri gjuajtës amerikanë të modelit F-16 C/D. Në vend të tyre Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë ndihmën e vet në modernizimin e aeroplanëve tashmë të vjetëruar F-16 A/B që disponon Tajvani, njofton e përjavshmja amerikane Defense News.

0Që nga viti 2006 Taipei ka kërkuar në mënyrë të përsëritur prej palës amerikane shitjen atij të 66 gjuajtësve të modifikuar F-16 C/D. Ata i duhen ishullit për garantimin e superioritetit në ajër në rast konfrontimi ushtarak me Kinën kontinentale. SHBA e kanë zvarrisur gjatë gjithë kohës punën me shitje e tyre duke ia patur frikën përkeqësimit të marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës, e cila e konsideron Tajvanin si një nga provincat kineze.