Në Korenë e Jugut sot filluan manovrat e përvitshme të përbashkëta ushtarake me SHBA “Ulchi Freedom Guardian”. Siç njoftohet në deklaratën për shtyp të Komandës së forcave të armatosura amerikane në Republikën e Koresë, manovrat ushtarake destinohen për rritjen e gatishmërisë luftarake dhe forcimin e ndërveprimit midis forcave ushtarake të dy vendeve. Në to marrin pjesë 56 mijë ushtarakë të Koresë së Jugut dhe 30 mijë të SHBA.

0Pheniani kërkoi nga Uashingtoni dhe Seuli heqjen dorë prej manovrave ushtarake, “të cilat e venë gadishullin në prag të një krize të thellë”. “Çdo rastësi në një situatë të tillë mund të çojë në shpërthimin e “luftës totale”, thuhet në deklaratën e Agjencisë informative shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.