Kina nxorri sot me sukses në orbitë satelitin e radhës kërkimoro-shkencor “Haiyang-2”. Siç njofton Agjencia informative Xinhua, aparati kozmik u lëshua nga kozmodromi Taiyuan me ndihmën e raketëmbajtëses Long March-4B.

0Seria e satelitëve “Haiyang” destinohet për monitorimin e ndryshimeve në oqean, studimin e problemeve të ndotjes së mjedisit ujor dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurimin e lundrimit detar.