Më 16 gusht në qytetin periferik të Moskës - Zhukovski u hap Salloni i X Ndërkombëtar i Aviacionit “MAKS-2011”. Ai premton të bëhet rekord sipas të gjithë treguesve. Këtë vit në të marrin pjesë më tepër se 200 aeroplanë, helikopterë dhe aparate të tjera fluturuese. Më shumë se 100 prej tyre vizitorët do të kenë mundësi ti shohin në fluturim.

Një nga objektet më interesante të programit të Sallonit do të bëhet aeroplani gjuajtës rus i brezit të pestë - kompleksi mjaft premtues i aviacionit taktik të distancave jo të largëta (linjës së parë të frontit). Publiku për herë të parë do ta shohë atë jo vetëm në tokë, por edhe në ajër.

Pas një pauze 4-vjeçare në Sallonin në Zhukovski do të marrin pjesë edhe aeroplanët e Forcave Ajrore të SHBA. Risitë e veta do ti paraqesin në Zhukovsk kompanitë Boeing dhe Airbus. Në gjendje statike vizitorët do të mund të prekin aeroplanin e fluturimeve në distanca të largëta për pasagjerë Boeing-787 Dreamliner. Ky avion është i aftë të kryejë fluturime pa ndalesa në distanca deri në 15 mijë kilometra dhe mund të transportojë - në varësi të modifikimit - nga 250-330 pasagjerë. Kurse aeroplani më i madh për pasagjerë A380 i prodhimit Airbus do të kryejë çdo ditë fluturime demonstrative.

Ndër produktet e reja ruse në “MAKS-2011” dallohet An-124 “Ruslan” - një nga aeroplanët më të mëdhenj transoportues në botë të prodhimit seri. Në programin e fluturimeve merr pjesë edhe aeroplani “Superjet 100” i kompanisë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi”. Ai është produkt i kooperimit të ngushtë ndërkombëtar. Më gjerësisht Rusia është përfaqësuar në segmentin e avionëve luftarakë. Me modelet me të mira dhe më premtuese të kësaj teknike do ti njohë vizitorët kompania “Rosoboroneksport”, vë në dukje Zëdhënësi i saj Viaçesllav Davidenko:

- Ne e kemi fokusuar vemendjen në gjuajtësin shumëqëllimor super të manovrueshëm Su-35, i cili është konstruktuar mbi bazë të teknologjive të gjeneratës së pestë. Ai ka perspetiva të mëdha përkatësisht eksportit, po ashtu si dhe MiG-29. Shumë vende kanë shfaqur interes të gjallë ndaj aeroplanëve mësimorë luftarakë Jak-130. Mi-28NE është helikopteri luftarak, në të cilin ka gjetur mishërim përvoja jashtëzakonisht e madhe luftarake e paraardhësit të tij, helikopterit transportues ushtarak Mi-24. Në helikopterin Ka-52A ne demonstrojmë karakteristikat më të larta të fluturimit në kombinim me manovrueshmërinë unikale.

0Salloni Ndërkombëtar i Aviacionit është jo vetëm ekspozitë për demonstrimin e teknikës më të fundit, por edhe platformë për lidhje kontratash, kërkim të partnerëve të rinj të biznesit. Sipas vlerësimit të ekspertëve, shuma e përgjithshme e kontratave, që pritet të përfundohen në kuadër të zhvillimit të Sallonit në Zhukovsk, mund të përbëjë nga 3-10 miliardë $.

Oleg Nehai