Qeveria libiane vuri në përdorim në luftën kundër kryengritësve raketën balistike të tipit Scud B, shkruan të martën gazeta britanike “The Daily Telegraph” me referim tek fjalët e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA.

Sipas të dhënave të gazetës, lëshimi i Scud u realizua të dielën nga porti Sirte - qyteti i lindjes i Muammar Gaddafit, i cili ndodhet midis Tripolit dhe Benghazi. Mbetet e paqartë se ç’objektiv kishin ndërmend të godisnin me të ushtarakët libianë. Raketa ra në shkretëtirë rreth 80 kilometra larg qytetit me rëndësi strategjike për vendin Marsa el-Brega.

0Arsenali i autoriteteve libiane përbëhet nga pothuajse 100 raketa të tipit Scud B. Largësia e fluturimit të Scud- B është 300 kilometra.