Aeroplani privat me motor të lehtë u rrëzua të hënën në mbrëmje në rajonin e Leningradit (zona veriperëndimore e Federatës Ruse). Për këtë njoftuan në Departamentin rajonal të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ).

Aeroplani 4-vendësh ra në lumin pranë një rajoni rural. Në bordin e tij ndodheshin 3 persona. Fatkeqësisht të gjithë ata gjetën vdekjen.

0Siç njoftuan në Agjencinë Federale të Transportit Ajror, aeroplani ndërmorri fluturimin pa aplikimin e domosdoshëm paraprak. Në vendin e rrëzimit të tij po punon tani komisioni i dikasterit përkatës.