Në centralin bërthamor japonez, që pësoi avari në mars të këtij viti “Fukushima-1,” pushoi së funksionuari impianti i pastrimit të ujit radioaktiv që ka përmbytur katet nëntokësore dhe sistemin e kullimit të centralit. Në sistemin e pastrimit do të instalohet një komponent i ri i destinuar të rrisë efektivitetin e tij. Deri më 17 gusht do të zhvillohet testimi i  tij si dhe kontrolli i gjithë sistemit.

0Sistemi për deaktivizimin e ujit të akumuluar në reaktorët e centralit bërthamor u vu në veprim në mes të muajit qershor, por që nga ajo kohë në punën e këtij kompleksi janë fiksuar tashmë 30 disfunksionime.