Në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, që u hap sot në qytetin periferik të Moskës - Zhukovsk, ekspertët presin lidhjen e një numri rekord kontratash.

Kompania “Aeroflot” do të lidhë marrëveshjen me korporatën shtetërore “Rostehnologii” për blerjen e 50 aeroplanëve MS-21 të fluturimeve në distanca të mesme, të cilët po përpunohen nga Korporata e Bashkuar ruse e Konstruktorëve të Aeroplanëve.

Pritet gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes mes Korporatës së Bashkuar të Konstruktorëve të Aeroplanëve dhe Transportuesit ajror rus Utair për blerjen e 24 aeroplanëve të modelit “Sukhoi Superjet 100”.

0Mbi synimin e vet për të lidhur kontrata deklaruan më parë lojtarë të tillë të mëdhenj botërore në fushën e aviacionit si Boeing dhe Airbus. Priten deklarata mbi përfundimin e kontratave edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas parashikimeve, vëllimi i kontratave të përfunduara do ti tejkalojë të 10 miliardë $.