Aeroplani gjuajtës amerikan F-15E ndërmorri sot një fluturim trajnimi në aerodromin e qytetit Zhukovsk në periferitë e Moskës. Ai do të marrë pjesë në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” që pritet të hapet nesër atje.

Përveç tij, në përbërjen e grupit të aeroplanëve ushtarakë amerikanë përfshihen, ndër të tjera, edhe aeroplani çisternë (furnizues me karburant) Extender, bombarduesi strategjik Stratofortress, 2 avionë sulmi dhe 2 gjuajtës.

0“MAKS-2011” është një nga sallonët më të mëdhenj ndërkombëtarë të aviacionit. Këtë vit kompanitë ruse dhe të huaja do të demonstrojnë në të 241 aparate fluturuese, prej të cilëve, siç planifikohet, 91 do të ngrihen në qiell.