Virusi i rrezikshëm, i cili ka “infektuar” Facebook, ka shumë të ngjarë të jetë krijuar prej hakerave nga Rusia, mendojnë specialistët e sferës së sigurisë kompjuterike. Kodi i virusit përmban fjalë në gjuhën ruse dhe dërgohet ai nga serverat e vendosur në Rusi, njofton kanali televiziv NTV.

0Virusi po përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe viktima kryesore të tij po bëhen përdoruesit e segmentit rusisht-folës të Internetit. Nga kompjuterat e infektuar vijnë mesazhe në të cilët përmbahet referimi për kalimin në site prej nga ku në kompjuter instalohet programi i aftë të përvetësojë të dhënat personale dhe paratë nga llogaria.