Rusia po diskuton me Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) mundësinë e lidhjes së kontratës për furnizimin e karburantit bërthamor për 4 centralet bërthamore që po ndërtohen në këtë vend.

0Kontrata me furnizuesen e karburantit bërthamor planifikohet të lidhet për 15 vjet. Ajo parashikon gjithashtu edhe kthimin mbrapsht të materialeve të shfrytëzuara - mbeturinave të karburantit bërthamor. Në momentet aktuale vetëm 4 shtete merren me përpunimin e karburantit të shfrytëzuar bërthamor: Rusia, Franca, Anglia dhe Japonia.