Autoritetet pakistaneze lejuan ekspertët ushtarakë kinezë të njihen me sekretet e helikopterit amerikan, i cili u rrëzua gjatë zhvllimit të operacionit për likuidimin e terroristit «№ 1» Osama bin Laden. Forcat speciale amerikane mbërritën në vendndodhjen e tij me 2 helikopterë, njëri prej të cilëve humbi pa lënë gjurmë. Ai u gjet më vonë nga ushtarakët pakistanezë.

0Inxhinierët kinezë e studiuan në mënyrë të detajuar aparatin fluturues dhe e fotografuan atë. Helikopterët amerikanë “Black Hawk” të modifikimit të ri sekret u projektuan posaçërisht për zhvillimin e misioneve të fshehta. Ata janë konstruktuar me një mbuluese të veçantë, e cila i bën ata të padukshëm për radarët.