Indekset e tregjeve evropiane të aksioneve sot shënuan rritje të ndjeshme, rezultat ky i lidhur me stabilizimin e tregjeve falë vendosjes javën e kaluar të ndalimit të të ashtuquajturave shitje “të shkurtra” spekullative. Indekset e përbëra franceze, britanike dhe gjermane u rritën mesatarisht nga 0,4% deri në 1,2%.

Tregjet aziatike të aksioneve gjatë tregtimit të ditës së hënë demonstruan gjithashtu dinamikë pozitive.

0Platformat tregtare ruse e hapën sot ditën e tregtimit me tregues plus. Indeksi RTS u rrit me 2%, indeksi MICEX me 1,4%. Por megjithatë rritja e qëndrueshme e tyre është e pamundur tani për tani sepse në veprimtarinë e investitorëve ndikon gjendja e pasigurt e sektorit financiar evropian dhe rreziqet ekzistuese të recesionit të përtërirë në SHBA.