Aty nga fundi i vitit rreth 25-30 kompani do të marrin statusin e pjesëmarrësve të cluster bërthamor të Qendrës ruse të Inovacioneve “Skolkovo”. Një pjesë e këtyre kompanive, të cilat kanë ofruar projekte jashtëzakonisht interesante, do të marrin grante financiare nga Fondi. Për këtë tregoi në intervistën ekskluzive dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtori administrator i cluster të teknologjive bërthamore Denis Kovaleviç.

Cluster i teknologjive bërthamore po zhvillohet në 5 drejtime të ndryshme të tilla si shkenca bërthamore, teknologjitë e rrezatimit, krijimi i materialeve të reja, konstruktimi i pajisjeve speciale dhe të përpikërisë së lartë si dhe teknologjitë e drejtimit të ciklit jeësor, në veçanti, modelimi i objekteve dhe sistemeve të komplikuara teknologjike. Po ashtu si dhe gjithë clusters e Qendrës “Skolkovo”, cluster i teknologjive bërthamore përpiqet të përvetësojë në masë të barabartë edhe projektet shkencore, edhe projektet komerciale.

Një vemendje e veçantë këto kohët e fundit në gjithë botën po i kushtohet teknologjive, të cilat janë të lidhura me fazën përfundimtare të jetës së karburantit bërthamor dhe centraleve bërthamore. Pas tragjedisë që ndodhi në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1” në mbarë botën u rrit ndjeshëm kërkesa për metoda të reja cilësore të utilizimit të mbeturinave radioaktive, ndotjeve si dhe për çmontimin e objekteve të ndërlikuara, qoftë ky reaktor bërthamor apo uzinë për prodhimin e karburantit bërthamor.

Përveç këtij drejtimi ndër ato më me perspektivë mund të quhen zhvillimi i teknologjive të rrezatimit, sqaron Denis Kovaleviç:

- Teknologjitë e rrezatimit përfaqësojnë në vetvete teknologjitë e punës me radiacionin. Shembulli më i spikatur në këtë sektor janë produktet e mjekësisë bërthamore, izotopet dhe preparatet e prodhuara mbi bazë të tyre, teknika për diagnostikimin e sëmundjeve onkologjike (kancerit) dhe atyre kardiologjike (të zemrës). Mënyra të tjera të përdorimit të teknologjive të rrezatimit janë sistemet e sigurisë, të pikasjes së eksplozivëve dhe armëve. Këto teknologji kanë gjetur përdorim edhe në fushën e ekologjisë, për shembull, për pastrimin e gazeve, për sterilizimin e mbeturinave, ndër të tjera edhe atyre medicinale.

0Me cluster e teknologjive bërthamore tashmë po bashkëpunojnë liderët e degës atomike të Evropës dhe SHBA. Për shembull, kompania “Siemens” ka formuar në Rusi një filial special kërkimoro-shkencor, i cili ishte ndër të parët që morri statusin e pjesëmarrësit të cluster bërthamor të Qendrës “Skolkovo”. Planifikohet që deri në fund të vitit kontakte të tilla po kaq të ngushta dhe marrëdhënie prej partnerësh të vërtetë të vendosen edhe me kompani të tjera të sigurta nga Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Maria Vesnovskaja