Përkeqësimin e situatës në Afganistan në rast të largimit të trupave të koalicionit nga ky vend nuk e përjashton aspak Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv (OTSK) Nikollai Bordiuzha. Ai vuri në dukje, se pasojat negativetë largimit të tyre do të projektohen edhe në zonën e përgjegjësisë së OTSK dhe në gjithë hapësirën post-sovjetike.

Në këto kushte, deklaoi Bordiuzha, brenda vetë OTSK është e domosdsohme të intensifikohet shkëmbimi i informacionit, të koordinohen veprimet për forcimin e kufijve, të monitorohet me kujdes të madh situata rreth kampeve të trajnimit të militantëve.

0Në OTSK hyjnë Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.