Historia e Mark Duggan u bë test për verifikimin e qëndrueshmërisë, fortësisë jo vetëm të politikanëve britanikë, ruajtësve të rendit dhe gjithë sistemit shtetëror. Ngjarjet skandaloze në Britaninë e Madhe shtruan përpara Evropës pyetjen: ku do të jenë fëmijët tuaj në qoftë se nesër do të organizohen pogrome.

Tani është bërë plotësisht e qartë se protesta sociale në Mbretërinë e Bashkuar pati një bazë mjaft specifike. Sigurisht luajtën rolin e vet në shprehjen e pakënaqësisë edhe reduktimi i asistencave (përfitimeve) sociale, edhe apatia, dobësia e përgjithshme e ekonomisë, por gjatë kësaj u bë mëse evidente: se rolin kyç e luajti megjithatë mosdëshira e banorëve të të ashtuquajturave geto për të zënë vendin e vet në botë. Ose, më saktë, zgjedhja e vetëdijshme për të mos e zënë këtë vend, mendon profesori i Universitetit rus të Miqësisë së Popujve Maksim Kiseliov:

- Ata nuk dëshiruan vetë të zenë një vend të denjë në shoqëri. Ata u shndërruan në banditë, pogrom-bërës (outlaw), persona të padëshirueshëm për arsye të zgjedhjes së vet. Pa përpiquni të përfytyroni për një moment një situatë të tillë: vendi, në rastin konkret Britania e Madhe, i ka marrë nën mbrojtje ata. Në qoftë se ju do të shikoni programet sociale të Londrës së Madhe do të mbeteni pa mend, do të impresionoheni tej mase. Në Britaninë e Madhe ekziston një numër shumë i madh programesh sociale dhe mundësish për të mos bërë asgjë. Njeriun atje nuk do ta lënë kurrë të vdesë në mes të rrugës nga uria.

Por jeta e qetë dhe pa probleme shpesh herë ka nevojë për tronditje të fuqishme. Dhe shkëndijë për shpërthimin e trazirave shërbeu vrasja e Mark Duggan. Reagimi ndaj saj doli tejet i ashpër. Si rezultat barbarizmi (mizoria), krejtësisht i natyrshëm, karakteristik për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mirëqenia e bollëku material disponues, u derdh jashtë si llavë vullkanike, theksoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Kreu i Shoqatës Sociologjike Botërore Michel Wieviorka:

- Kur ndonjë lëvizje sociale apo rrethana të caktuara shoqërore i bëjnë sfidë njeriut, atëhere sjellja e tij si rregull bëhet mizore e brutale. Njeriu mund të bëhet i pakontrollueshëm. Dhe kjo është karakteristike jo vetëm për të vobektit. Bile edhe njerëzit e pasur mund të logjikojnë, ti thonë vetes kështu: “O, kjo është e mundur, atëhere edhe unë do ta shfrytëzoj këtë rast”.

Si rezultat, në këtë lojë u përfshinë edhe adoleshentë nga familje të pasura. 18-vjeçarja Chelsea Ives - Ambasadorja e Olimpiadës-2012 që qëlloi me gur të madh kalldrëmi makinën e policisë, pranoi se ajo ishte dita më e lumtur e jetës së saj. Një figurë po aq të shëmtuar bëri edhe 19-vjeçarja Laura Johnson, e bija e një milioneri dhe nxënëse e shkollës prestigjioze private, e cila përvetësoi dy televizorë, një mikrovalë dhe disa telefona celularë.

0Si përfundim bile edhe muzikanti modest, që nuk mundi ti rezistojë dot dëshirës së madhe për të qenë si gjithë të tjerët, vjedh violinën e shumëdëshiruar. Më vonë, pasi iu kthjellua mendja e erdhi në vete, djaloshi pranoi se “gjithmonë pat ëndërruar të mësojë të luajë në violinë”. Ndërsa për zgjerimin e njohurive të veta nuk tentoi askush nga pogrom-bërësit: libraritë mbetën të paprekura nga ata. Ja, pra, kjo dhe është forca e injorancës.

Anna Forostenko, Olga Kanorskaja