Rating i Presidentit të SHBA Barack Obama ka rënë aktualisht deri në minimum. Sipas të dhënave të Agjencisë Gallup, politikën e tij e mbështesin vetëm 39% e qytetarëve amerikanë.

0Qytetarët e thjeshtë ankohen se që nga koha kur SHBA u ndodhën në prag të default teknik, niveli i papunësisë në vend u rrit në mënyrë të theksuar. Ndërsa kur Agjencia Standard & Poor’s uli klasifikimin e kredive të vendit dhe tregjet botërore të aksioneve u përfshinë nga kolapsi, amerikanët u zhgënjyen përfundimisht nga qeveria aktuale, vë në dukje Agjencia Gallup. Vitin e ardhshëm Barack Obama do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial.