Aeroplanmbajtësja e parë kineze përfundoi testimet e lundrimit në Detin e Verdhë dhe u kthye në portin e qytetit Dalian. Objektivi kryesor i daljes së saj të parë në det ishte evidentimi i mangësive të mundshme në konstruktimin e aeroplanmbajtëses.

Anija u konstruktua mbi bazë të kryqëzorit aeroplanmbajtës sovjetik “Variag”, i cili iu ble Ukrainës në vitin 1998 për 20 milionë $ nga Kina.

0Në kantierin e portit detar do të vazhdojë puna për përsosjen e mëtejshme të aeroplanmbajtëses dhe pajisjen e saj. Supozohet që ish kryqëzori “Variag” të shfrytëzohet nga Kina si platformë trajnimi si dhe për kërkime shkencore.