Portofoli i porosive të korporatës ruse të prodhimit të aeroplanëve “MiG” i tejkaloi të 4 miliardë $. Për këtë deklaroi Drejtori i përgjithshëm i korporatës Sergei Korotkov. Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme të kërkesës për aeroplanët gjuajtës rusë.

0Në mars të vitit të kaluar korporata përfundoi një kontratë të re me Ministrinë e Mbrojtjes të Indisë për blerjen nga kjo e fundit të 29 aeroplanëve të modelit “MiG-29”. Më parë, në vitin 2004, palët patën nënshkruatr marrëveshjen mbi furnizimin e 16 aeroplanëve të tillë Forcave Ajrore të Indisë. 11 prej tyre tashmë u janë dorëzuar atyre, 5 të tjerët do ti vihen në dispozicion deri në fund të këtij viti, njoftoi Sergei Korotkov.