Në Gadishullin e Kamçatkës (Lindja e Largët e Rusisë) janë shpeshtuar rastet e sulmimit të njerëzve nga arinjtë. Që nga fillimi i verës atje janë regjistruar më tepër se 50 raste të përballjes së njerëzve me arinjtë, 16 grabitqarë agresivë gjatë kësaj u desh të asgjësohen.

Incidenti i fundit ndodhi fundjavën e kaluar: pranë një burimi pyjor në putrat e arushës ranë një burrë dhe një vajzë 19 vjeçare me përfundim letal (vdekje). Specialistët janë mëse të bindur se arusha po gjuante pikërisht njerëzit.

0Ariu i murrmë i Kamçatkës është nga më të mëdhenjtë në botë. Pesha e tij arrin deri në 700 kilogramë. Ai është një kafshë grabitqare me temperament shumë të egër dhe sjellje krejtësisht të paparashikueshme.