Në aerodromin e qytetit periferik të Moskës - Zhukovsk u ul një nga aeroplanët më të mëdhenj për pasagjerë në botë Airbus A-380. Avioni do të marrë pjesë për herë të parë në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”që do të hapet më 16 gusht këtu.

Airbus është i aftë të mbajë deri në 850 pasagjerë. Në mënyrë më të detajuar aeroplanin vizitorët do të kenë mundësi ta shikojnë kur Salloni të fillojë nga puna. Deri më 21 gusht A-380 do të demonstrohet në ekspozitën statike. Përveç kësaj, çdo ditë ai do të fluturojë në qiell në kuadër të programit special të fluturimeve demonstrative.