Centrali bërthamor në Busher (Bushehr) të Iranit është i gatshëm për tu vënë në veprim, testimi i sistemeve të tij kaloi me sukses, njoftoi Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Fereydoun Abbasi Davani. Sipas fjalëve të tij, blloku i parë i energjisë (reaktori) do të lançohet me kapacitet veprimi deri në 40% që në fund të këtij muaji.

0Presupozohet se me kapacitet të plotë centrali bërthamor në Busher do të fillojë të veprojnë aty nga fundi i muajit nëntor. Ndërtimi i centralit bërthamor në Busher filloi në vitin 1975 nga kompania gjermane “Siemens”. Më pas kontrata me të u prish për shkak të revolucionit islamik në vend dhe shpërthimit të konfliktit irano-irakian. Në vitin 1995 Irani nënshkroi kontratën me Rusinë për ndërtimin e reaktorit të parë të centralit bërthamor. Me këtë punë po merret kompania ruse “Atomstroieksport”.