Midis Moskës dhe Pekinit do të fillojë të qarkullojë një tren turistik. Sot ai do të fillojë udhëtimin e vet të parë 14-ditor nga stacioni hekurudhor i kryeqytetit rus “Kazanskij”.

0Treni do të bëjë ndalesa në Kazan (Republika e Tartarstanit), në Ekaterinburg (Ural), Ulan-Ude (Republika Buriatia) si dhe në qytete të tjera përgjatë rrugës së tij. Në secilin qytet është parashikuar një program kulturor, njohës, treguan në Kompaninë “Rrugët Hekurudhore të Rusisë”. Gjëja më interesante e këtij udhëtimi, sipas fjalëve të organizatorëve të tij, do të bëhet kalimi i trenit përgjatë brigjeve të lumit Bajkal dhe nata në një tendë (jurtë) të vërtetë mongole.