Raundi i radhës i konsultimeve me SHBA në lidhje me problemin e vendosjes së sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë ishte i dobishëm, por pala amerikane, si dhe më parë, nuk është e gatshme për ti ofruar Rusisë garanci ligjërisht të detyrueshme për zbatim. Për këtë deklaruan në MPJ të Federatës Ruse pas përfundimit të negociatave në Shën Petersburg me palën amerikane.

0Siç vunë në dukje në MPJ ruse, përparimi i arritur në negociatat aktuale nuk është aq i qenësishëm sa do të dëshironte Rusia. Problemet e pazgjidhura vazhdojnë të mbeten të njëjta - SHBA nuk janë të gatshme ti japin garaci Rusisë se MAR e tyre nuk do të drejtohet kundër forcave ruse të frenimit bërthamor.