Kryeministri rus Vladimir Putin mori pjesë në inaugurimin e kompleksit të strukturave mbrojtëse të Shën Petersburgut. Ai e quajti përfundimin e ndërtimit të digës ngjarje historike.

0Situatën ekologjike përreth digës do ta monitorijnë më shumë se 30 sisteme filtrimi. Të gjitha punimet për konstruktimin e sistemit mbrojtës janë bërë nga specialistët rusë dhe uzinat vendase. Si rezultat, nga përmbytjet Shën Petersburgun do ta mbrojë konstruksioni më i madh hidroteknik në vend. Diga mund ta mbrojë qytetin nga ngritja e nivelit të ujit deri në lartësinë 5 metra.