Vendet e ASEAN-it mbështesin pranimin e Rusisë në OBT para fundit të këtij viti, thuhet në deklaratën e publikuar pas përfundimit të konsultimeve të përfaqësuesve të vendeve anëtare të ASEAN-it në qytetin indonezian Manado.

0Në takimin e sipërpërmendur u diskutuan perspektivat e partneritetit tregtar dhe ekonomik midis palëve. Një vemendje e veçantë iu kushtua bashkëveprimit të ASEAN-it me Bashkimin Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. U vu në dukje se kjo do tu lejojë vendeve të Azisë Juglindore të dalin njëkohësisht në tregjet e tre shteteve.