Pakënaqësia e elitave politike botërore në lidhje e arrestimin e ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko po vjen duke u rritur. Reagimi negativ ndaj këtij fakti tashmë pasoi nga Rusia, SHBA dhe BE.

MPJ e Ukrainës pranoi, se marrja nën arrest e opozitares kryesore në vend ka komplikuar marrëdhëniet e republikës me një nga partneret e saj kryesore strategjike - Evropën.

Autoritetet aktuale ukrainase e akuzojnë Timoshenkon për abuzim me plotfuqishmëritë e veta në kohën e qëndrimit në postin e Kryetares së qeverisë gjatë nënshkrimit të kontratave të gazit me Rusinë në vitin 2009. Por, me sa duket nga të gjitha, gjatë arrestimit të saj në Kiev nuk morrën parasysh mundësinë e reagimit negativ botëror.

Në seancën gjyqësore të radhës ish Kryeministren ukrainase erdhën për ta mbështetur diplomatë dhe politikanë nga SHBA, Spanja, Britania e Madhe dhe shtete të tjera. Ambasadori ukrainas në Paris u thirr në MPJ të Francës për një bisedë në lidhje me fatin e mëtejshëm të Timoshenkos dhe arsyet e arrestimit të saj. “Arbitraritet” e quajti procesin gjyqësor ndaj ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko ish Presidenti i Moldavisë Vladimir Voronin.

Ekspertët venë në dukje se arrestimi i ish-Kryeministres mund të jetë i leverdisshëm për Kievin, në radhë të parë, se largon nga arena politike konkurrenten kryesore të Presidentit aktual të Ukrainës Viktor Janukoviç. Por ai vetë në letrën drejtuar Udhëheqësit të Republikës Çeke konfirmon mbi mosndërhyrjen e vet në procesin gjyqësor në fjalë.

Në përgjithësi, ndjekja penale e ish-Kryeministres ukrainase nuk ka karakter uniform, thotë Nënpresidenti i Qendrës ruse të Koniunkturës dhe Teknologjive Politike Sergei Miheiev:

- Nga njëra anë në gjithë këtë histori mund të vërehet komponenti politik për arsyen se Julia Timoshenko ishte rivalja kryesore e Janukoviçit në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Përveç kësaj, vetë natyra e akuzës së ngritur në adresë të Timoshenkos është politizuar nga autoritetet ukrainase. Ajo është akuzuar për faktin se nuk kishte të drejtë të nënshkruante marrëveshjen që cënon interesat kombëtare të Ukrainës. Atje ku u duk ky formulim dhe lindi politizimi. Nga ana tjetër është mëse e qartë, se pas Julia Timoshenkos shtrihet një bisht i gjatë gjithfarë strukturash gjysmë-kriminale dhe nganjëherë bile me fakturë evidente kriminale. Dhe do të ishte e habitshme, naivitet të mendohej se kjo nuk do të dalë kurrë në shesh.

Qëndrimin negativ ndaj faktit të paraburgimit të Timoshenkos e shprehu struktura e autoritetshme ndërkombëtare - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Në deklaratën e saj tingëllon thirrja për lirimin e menjëhershëm të ish-Kryeministres së Ukrainës dhe flitet mbi karakterin politik të akuzave të ngritura kundër saj.  

0Ukraina po përballet aktualisht me dilemën: ta mbajë Julia Timoshenkon në qelinë e paraburgimit apo ta lirojë atë dhe të marrë miratimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ilia Harllamov