Sot u mbushën plot 11 vjet që nga dita kur në Detin Barenc, gjatë kohës së stërvitjeve ushtarake, nga shpërthimi spontan i një silure në bord u fundos kryqëzori sumbarinë raketor bërthamor “Kursk”. Në këtë tragjedi gjetën vdekjen të gjithë 118 marinarët e Flotës Veriore të Rusisë që ndodheshin në bordin e tij.

Banorët e qytetit Kursk, ku jetojnë 16 familje të marinarëve që humbën jetën, vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta në varret e anëtarëve të ekuipazhit të submarinës bërthamore.

0Ceremonitë përkujtimore po zhvillohen në të gjitha flotat e Forcave Ushtarako-Detare të Rusisë. Në anijet dhe nëndetëset e tyre flamujt janë ulur në gjysmë shtize, në njësitë dhe nënrepartet e marinës u shpall minuta e heshtjes.