Në lindje të Turqisë, në tubacionin nëpërmjet të cilit pompohet gazi natyror nga Irani në këtë republikë, natën e së premtes buçiti një shpërthim i fuqishëm. Pas detonimit në gazsjellësin në fjalë shpërtheu zjarri. Lartësia e gjuhëve të flakëve arriti deri në 60 metra, u ndërpre furnizimi me lëndë hidrokarbure.

0Autoritetet turke e konsiderojnë incidentin si sabotim, por verifikimi i këtij versioni do të bëhet i mundur vetëm pas djegies së plotë të gazit të mbetur në tubacion.