Prodhuesja kineze e trenave të shpejtësisë të lartë - kompania “China CNR Corp” - po i tërheq mbrapsht 54 trenat për pasagjerë, të cilët lëvizin sipas itinerarit Pekin-Shanghai. Arsyeja e tërheqjes së tyre është e lidhur me problemet teknike që lindën me këta lloj trenash.

0Më parë autoritetet e Kinës morrën vendimin për kufizimin e shpejtësisë së qarkullimit të trenave ekspresë dhe rreptësimin e kërkesave të sigurisë. Kjo ndodhi pas përplasjes së dy trenave të shpejtë me pasagjerë muajin e kaluar, aksident ky që çoi në vdekjen e 40 vetave.