Aeroplani polak, i cili po kryente fluturimin sipas itinerarit Krakov-Moskë, u kthye sërish në vendin e nisjes për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin moskovit “Sheremetievo”. Edhe dy aeroplanë të tjerë u drejtuan për në aerodromet alternative.

0Natën në të gdhirë të së premtes për shkak të mjegullës u mbyll aeroporti “Vnukovo” dhe nuk pranoi ulje avionësh. Një mjegull veçanërisht e dendur u vu re në zonat veriperëndimore dhe perëndimore të Moskës. Sot në mëngjes mjegulla u shpërnda.