Sot Presidenti Medvediev nënshkroi dekretin për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 17 marsit të vitit 1973, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Me këtë dekret ndalohen fluturimet mbi territorin e Rusisë të aeroplanëve libianë ose aeroplanëve që drejtohen për në Libi, me përjashtim të atyre që operojnë fluturime për qëllime hymanitare ose që kryejnë ulje emergjente.

0Anijeve ushtarake u lejohet inspektimi në det i vaporëve që lundrojnë për në Libi ose nga Libia në drejtime të ndryshme, në qoftë se ka informacion se anija transporton mercenarë apo ngarkesa të përfshira nga lista e sanksioneve. Dekreti në fjalë ndalon gjithashtu operacionet me aksionet financiare të të afërmve të Muammar Gaddafit dhe njerëzve të rrethit të tij si dhe vendos ndalimin për hyrjen në Rusi apo kalimin tranzit nëpër territorin e saj të disa individëve libianë.