Sonda ndërplanetare amerikane “Dawn” (“Agimi”) doli në orbitën e asteroidit Vesta. Kjo ngjarje u bë fillim i realizimit të programit të studimit të asteroidit, të llogaritur për gati një vit, njoftoi NASA. Orbita ndodhet në një distancë prej 2.735 kilometra nga sipërfaqja e Vesta.

0NASA parashikon ti kushtojë një vemendje të veçantë polit jugor të Vesta, ku ndodhet një krater jashtëzakonisht i madh me diametër 458 km dhe thellësi 12 km. Astronomët mendojnë se shumë meteoritë, të zbuluar në Tokë, janë fragmente të formuara si rezultat i përplasjes së një trupi të panjohur qiellor me asteroidin Vesta.