Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje autoriteteve të Libisë dhe kryengritësve për dialog politik. Për këtë njoftoi shërbimi për shtypin i OKB-së. “Armëpushimi i ndërlidhur me procesin politik - kjo është rruga e vetme reale për arritjen e paqes dhe sigurisë në Libi”, - thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm.

0Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje palëve ndërluftuese për të shfaqur vetëpërmbajtje dhe për të shmangur viktimat në mes të popullsisë paqësore. Autoritetet e Libisë dhe kryengritësit tani për tani nuk po bien dot dakort se si të arrijnë rregullimin e konfliktit, për shkak të të cilit rreth 630 mijë libianë kanë braktisur vendin që nga shkurti i këtij viti.