Në Rusi përfundoi procesi i krijimit të Agjencisë së Iniciativave Strategjike (AIS), deklaroi Kryeministri Vladimir Putin . Sipas fjalëve të tij, u nënshkrua dekreti përkatës, u miratua statuti i Agjencisë dhe përbërja e Këshillit Mbikëqyrës.

0AIS është projektuar si “inkubator” mbarë-rus i biznes projekteve dhe ashensor social, i cili do ti japë mundësi rinisë të realizojë idetë e veta dhe të thyejë barrierat burokratike. Agjencia do të ndihmojë për realizimin e 100-200 projekteve në vit. Që tani asaj i janë paraqitur për shqyrtim mbi 1000 aplikime.