Luftën kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008 e filloi Gjeorgjia, deklaroi Tengiz Sigua, i cili pat kryesuar qeverinë e Gjeorgjisë në periudhën e viteve 1992-1993. “Ne filluam bombardimin me artileri të kryeqytetit të Osetisë së Jugut - Chinval dhe vrasja e paqeruajtësve rusë i dha të drejtën Rusisë për të futur trupat e veta në zonën e konfliktit”, - tha Tingiz Sigua.

Në lidhje me agresionin gjeorgjian, Rusia njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të autonomisë tjetër gjeorgjiane - Abkhazisë, së cilës i kërcënohej gjithashtu intervencioni nga ana e Gjeorgjisë.